Ferizaji është njëra nga komunat e përmbytura nga uji, pas reshjeve të shumta që kanë rënë orëve të fundit.

Nënkalimi në fshatin Nikadin është i përmbytur nga ujërat dhe rruga është e pakalueshme.

Një veturë e tipit Mercedes ka tentuar të kalojë këtë nënkalim, por që ka mbetur në pus./Indeksonline/