Vetura super luksoze me targa të huaja nuk po del e vjedhur, policia thotë se ia mori një i njohur

Sot paradite në faqen e Facebookut “Markali t’kerreve” është raportuar një vjedhje e veturës luksoze në Prishtinë. Një person ka njoftuar se sot në mes të Prishtinës i është vjedhur vetura luksoze me targa të Zvicrës, “Mercedes” G-Clas.

Ndërkohë që ky rast është përgënjeshtruar sepse vetura nuk është vjedhur.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se nga informacionet që ka Policia e Kosovës, rasti nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën, përderisa pronari pretendon se nuk e ka ditur.
Për këtë rast ka folur edhe Policia e Kosovës.
“Policia e ka informatën dhe është duke e trajtuar”, ka thënë Flora Ahmeti për IndeksOnline.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT