Vetura me targa të Serbisë shkel policin e Kosovës i cili ishte duke shkuar në punë

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë.

Si pasojë e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24-orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:20, në fshatin Babimofc të komunës së Obiliqit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT