Vetura bie në Drinin e Bardhë në Rugovë

Dita nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për shoferin e një Golfi në Rugovë të Pejës.

Vetura ka rënë në lumin Drini i Bardhë në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fabrikës së ujit.

Dyshohet se ngricat e krijuara kanë shkaktuar vetaksidentin.

Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të shoferit të automjetit.