Vetizolohen 16 punëtorë mjekësor në Vushtrri, kishin kontakt me të infektuarin e fundit

16 punonjës shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Vushtrrisë janë dërguar në vetizolim.

Kjo për shkak se të njëjtit i kanë ofruar shërbime mjekësore pacientit të mbrëmshëm nga fshati Studime e Epërme i cili doli pozitiv me Covid-19.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

“16 punëtorë të QKMF janë në vetizolim, vetëm për çështje sigurie. Derisa të testohen pasi që i kanë ofruar shërbim mjekësor pacientit të fundit me Covid-19 të konfirmuar mbrëmë”, tha Meholli për Gazetën Sinjali.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 25 raste me Covid-19, ku prej tyre 23 janë shëruar dhe një ka vdekur, derisa edhe një është aktiv.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT