Vetëvritet 20 vjeçari, paralajmëron ne Facebook (Foto)

I riu shqiptar ka zgjedhur t’i jap fund jetës, pas ndarjes me të dashurën e tij. Dashuria e tij për një femër duket se i ka kushtuar jetën të riut, i cili është hedhur nga kati i 7 i një ndërtese.
 Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 15:00 të mesditës së sotme, akt të cilin e ka kryer vetëm pak minuta pas paralajmërimit për “ikje” postuar në Facebook.
Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori”. I riu ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës 7 katëshe, e cila funksiononte si bar-kafe.
Prej andej është hedhur nga lartësia. Goditja ka qenë fatale, duke i marrë jetën të riut.
Përpara se ai të kryente aktin e rëndë, ka lënë një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shënim që zbulon deri diku edhe motivin e vetëvrasjes së tij.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT