Vetëvrasje në Kongresin amerikan

Një vetëvrasje ngjitur me godinën e Kongresit amerikan ka vënë në alarm autoritet e sigurisë të cilët rrethuan menjëherë të gjithë zonën.

Një zëdhënës i Capitol Hill tha për mediat se të shtënat kanë ndodhur anën perëndimore të godinës.

Menjëherë sektori për vizitorët u izolua dhe nuk lejohet as hyrja dhe as dalje për arsye sigurie.

Pas hetimeve rezultoi se një protestues ishte vetëvrarë dhe aktin kishte zgjedhur qëllimisht ta kryente pranë Kongresin.

Forcat e sigurisë kanë vendosur një perimetër sigurie rreth një pakoje të dyshimtë, që autori kishte me vete e që dyshohet se mund të përmbajë lëndë shpërthyese.

Mësohet se ligjvënësit e Kongresit kanë qenë me pushime 2 javore. Ata do të rikthehen në punë të hënën.

Ndërkohë policia po heton edhe një pako të dyshimtë, e cila gjendet në tarracë në perëndim të ndërtesës Capitol.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT