Vetëvendosje publikon deklaratat kontradiktore të Thaçit me Grabovcin për demarkacionin (Video)

Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila që nga fillimi e kundërshtoi marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ka publikuar një video me deklarata kontradiktore të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit.

Hashim Thaçi, dikur shefi i Grabvocit kishte deklaruar se nuk është cenuar asnjë metër e territorit të Kosovës me marrëveshjen e Demarkacionit. Ndërohë, Grabovci, njëri ndër fytyrat kryesore të PDK’së, në një intervistë deklaroi se kufiri me Malin e Zi është futur 5-6 km në brendësi të Kosovës.

Marrëveshja për demarkacion është kundërsdhtu shumë nga partitë opozitare. Deputetë e AAK, NISMA dhe VV’së kishin gjuajtur gaz lotsjellës për të penguar seancat në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, BE kishte thënë se ratifikimi i demarkacioni është kushti i fundit që Kosova duhet ta plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave./GazetaExpress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT