Lëvizja Vetëvendosje pritet të votojë projekt-buxhetin për vitin 2021.

Ani pse dje e kundërshtuan miratimin e buxhetit nga kjo legjislaturë, shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu tha se e votojnë buxhetin, vetëm nëse miratohen amendamentet që kanë marrë pëlqimin e komisionit për buxhet dhe financa, e jo mbi 100 amendamente qe se kanë marrë pëlqimin e tyre.

“Ne si Grup Parlamentar i LVV-së, do ta votojmë këtë buxhet me këto amendamentet e aprovuara nga komisioni”, ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se sapo të krijohet Qeveria e re ky buxhet do të rishikohet pastaj.

Kuvendi sot është mbledhur për ta votuar projektbuxhetin në lexim të dytë.