Vetëvendosje distancohet nga gjuha e kandidatit të saj për deputet

Vetëvendosje distancohet nga gjuha e kandidatit të saj për deputet.

Ramabaja, përmes një publikimi në Facebook, kishte fyer besimtarët myslimanë të qytetit të Kamenicës, të cilët i kishte quajtur ‘haxhiqamilë’, kurse iftarin që ata kishin shtruar e quajti ‘antihistorik’.

“Ky është postimi në youtube i njërës prej ngjarjeve më antihistorike, që këto ditë prodhoi një grusht haxhiqamilësh të Anamoravës time në Dardanë. Në shenjë komenti, po sjell linkun e një fragmenti të shkëputur nga libri i Ismail Kadaresë “Mbi krimin në Ballkan”, ka shkruar Ramabaja, teksa ka bashkëngjitur videon ku paraqitej iftari në Kamenicë.

Kurse, VV ka thënë se  është distancuar nga deklaratat e kandidatit të saj për deputet.

“Përmes një statusi në Facebook, kandidati ynë për deputet, Sadri Ramabaja, ka komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast ka përdorur gjuhë të papërshtatshme e cila ka bërë të ndjehen të fyer besimtarët muslimanë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet nga gjuha e përdorur dhe qëndrimi i Ramabajës. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës, si dhe mbesim të përkushtuar dhe angazhohemi që liria e besimit të jetë e pacenueshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT