Vetëvendosja distancohet nga Asambleistja e saj

Qendra e Lëvizjsë ‘Vetëvendosje’ në Pejë me anë të një deklarate, dërguar mediave, ka shprehur distancimin partiak nga Asamblesitja e saj Mevlyde Idrizi.

Ky subjekt thotë se Asambleistja Mevlyde Idrizi nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ, me të marrë mandatin, ka ndërprerë çdo raport me Lëvizjen VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë, madje duke ja kujtuar edhe mos-koordnimin e saj për votën ndaj zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Pejës.

Deklarata e plotë:

Duke respektuar dokumentet e brendshme dhe Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Qendra Pejë në mbledhjen e rregullt me datë 07.02.2020 ka vendosur të:

Distancohet nga deklaratat, qëndrimet dhe veprimet e asamblistes Mevlyde Idrizi, e cila ka fituar mandatin e asamblistes në Kuvendin Komunal të Pejës në zgjedhjet komunale të vitit 2017 nga Lista Zgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Asamblistja Mevlyde Idrizi, nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ, me të marrë mandatin, ka ndërprerë çdo raport me Lëvizjen VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë. Nga qëndrimi i parë që lidhej me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Pejë e deri sot pas më shumë se dy viteve nuk ka respektuar dhe nuk është koordinuar me organet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, as me Grupin e Asambleisteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për asnjë çështje që është ngritur në Kuvendin Komunal.

Asamblistja Mevlyde Idrizi ka refuzuar në vazhdimësi të përfaqësojë vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, madje veprimet dhe deklaratat e saj kanë qenë në kundërshtim me qëndrimet e Kryesisë së Qendrës në Pejë. Si pasojë e këtyre veprimeve, rasti i saj është trajtuar edhe nga Komisioni Disiplinor, vërejtjet e të cilit nuk i ka pranuar dhe i ka shpërfillur.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik në vend, i cili e njeh dhe e respekton mendimin ndryshe dhe kritikën, por rregullat dhe dokumentet tona themeltare janë baza e organizimit dhe funksionimit tonë. Ndërsa përpjekjet për të penguar punën e strukturave dhe sjelljet e pahijshme publike, në kundërshtim me Statutin dhe Rregulloren janë të papranueshme dhe të palejuara.

Qytetarët, aktivistët dhe strukturat nga secili nivel organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të ngritin çështje komunale përmes Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe asamblistëve të tjerë që përfaqësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal.”-përfundon deklarata për Media nga Lëvizja VETËVENDOSJE-Qendra Pejë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT