Veteranët s’pajtohen me vendimin për pensionet

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë me dije se veteranët e luftës së UÇK’së nuk mund të jenë shfrytëzues të dy pensioneve në të njëjtën kohë. Mirëpo me vendimin e saj nuk janë pajtuar përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK’së Xhavit Jashari, ka kërkuar nga Qeveria ta korrigjojë vendimin për pensionet e veteranëve.

Ai e ka pyetur Qeverinë pse nuk respektohen ligjet për zyrtarët shtetëror të cilët i kanë nga tri vende të punës dhe marrin nga tre rroga.

“Të korrigjohet vendimi i Qeverisë për pensionet e veteranëve”, ka thënë Jashari për ‘Epokën e Re’.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT