Veteranët: Ose publikoni listat ose protesta të dhunshme

Qindra veteranë të luftës së UÇK-së po qëndrojnë para dyerve të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë publikimin e plotë të listave të veteranëve.
Ata u kanë dhënë një javë kohë institucioneve që t’i publikojnë këto lista, në të kundërtën thonë se protestat e radhës do të jenë të dhunshme, ata po ashtu kanë kërkuar që sa më parë të zbatohet ligji për veteranët dhe mos të ketë vonesa.
Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës pasi pritet fillimi i protestës, thirrur nga Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.
Kjo protestë është organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, të cilët po kërkojnë publikimin sa më të shpejt të listave me emrat e kategorive të dala nga lufta si dhe implementimin sa më të shpejt të Ligjit./Telegrafi/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT