Veteranët dhe invalidët e UÇK-së paralajmërojnë protestë

Veteranët dhe invalidët e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë, nëse Qeveria deri me datën 10’të të këtij muaji nuk ua bën pagesat, ashtu siç është premtuar- kështu ka bërë të ditur për drenicapress.info njëri nga organizatorët e protestës së fundit për të drejtat e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Sipas organizatorit në fjalë (emër i njohur për redaksinë e portalit), nëse Qeveria nuk i përmbahet premtimit për pagesë, ne do të protestojmë para Qeverisë së Kosovës me datën 13,11.2017, duke filluar nga ora 12:30 dhe protesta jonë do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave.

Kërkesa jonë është që të paguhen pensionet e deritanishme, të formohet komisioni për invalidët e UÇK-së, të përmbyllet lista përfundimtare para Vitit të Ri, të kemi në dorë ligjin për veteranë se çka përmban ai në tërësi, dhe po në atë ligj të futet mbrojtja e çdo veterani dhe jo të ofendohemi nga pari dhe deputetë por të mbrohemi më ligj, shkruan njëri nga organizatorët për portalin drenicapress.info