Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, 1 mijë e 682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 19 mijë e 695 raste.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.