Vetëm 12 % e zyrtarëve publik deklarojnë pasurinë

Deri të premten më shumë se 473 zyrtar të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë kundër Korrupsionit, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht obligimit ligjor që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë, si dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.
Kjo është bërë publike në uebfaqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsion.
“Siç dihet procesi i Deklarimit rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka filluar më 1 mars ndërsa përfundon më 31 po të këtij muaj. Në listat të cilat AKK i ka pranuar nga pikat kontaktuese të institucioneve të Republikës së Kosovës për zyrtarët e tyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë përfshihen rreth 4200 zyrtar të lartë. Nga numri i përgjithshëm del që deri më tani pasurinë e tyre e kanë deklaruar vetëm rreth 12%”, thuhet në njoftimin e AKK.
Po ashtu, Agjencia kundër korrupsionit iu bënë thirrje të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë e detyron Agjencinë, që në këto raste të ushtrojë kallëzim penal, në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Agjencia ka vënë në dispozicion për gjatë gjithë orarit të punës stafin prej pesë zyrtarësh të cilët janë “online” për të pranuar formularët sikurse edhe për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses”, thuhet në njoftiminagjencisë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT