Vetaksident, vetura kthehet përmbys në Komoran

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën për Komoran, afër “Kroit të Mbretit” ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 31.07.2020, rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident (vetaksident) trafiku në fshatin Koreticë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, si pasojë e aksidentit një person është lënduar”.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT