vidç polici në podujevë

 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht tek Parku i Biznesit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Rreth orës 19:00, ne magjistralen Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje”, tha ai.

Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit.Tutje ka apeluar kujdes, respektim i rregullave në rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë.

“Humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësues për të gjithë”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi po ashtu sot në Koshare.

Katër persona mbetën të vdekur ndërkaq një grua e lënduar, e cila është duke u trajtuar në QKUK./Telegrafi.