Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras, ku një mjet është çarë në dysh nga barriera anësore e rrugës.

Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.