Veselinoviq, bosi i politikës dhe biznesit në veri

Me të kaluar urën e Ibrit, fitohet përshtypja se më nuk je në Kosovë. Flamuj të shtetit të Serbisë, simbole të partive politike serbe, portrete të politikanëve serbë nëpër bilborde dhe ballina të ndërtesave, shtatore dhe buste të ngritura të “kralëve” e patriotëve serbë, madje edhe të kanxhallozëve rusë, si dhe muzika e zhurmshme serbe nëpër kafenetë e shumta, jo vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të lë përshtypjen se je në mes të Serbisë, diku në Shumadi.

Me një fjalë, në veri është sikurse në Serbi.

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetur zbatim në komunat veriore të Kosovës, ndërsa strukturat paralele nuk janë shpërbërë e liria e lëvizjes ka mbetur në pikën zero.

Dy marrëveshjet, të cilat Serbia ka pranuar t’i zbatojë në veri të Kosovës, menaxhimi i integruar i kufirit dhe zgjedhjet me sistem të Kosovës, u krijojnë komunave veriore favore të mëdha, për këtë arsye mbase serbët e veriut të Kosovës dhe Serbia kanë pranuar që t’i zbatojnë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas serbëve të veriut të Kosovës, Veselinoviq ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë serbe që të mos lëshojnë pe për Liqenin e Ujmanit, sepse siç supozon Veselinoviq, edhe Liqeni i Ujmanit mund ta ketë fatin e “Trepçës”.

Në anën tjetër, Marrëveshja e Brukselit për Lëvizje të Lirë nuk është zbatuar asnjëherë.

Shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës vazhdojnë të kenë probleme me grupe serbësh, sa herë që ata dalin në rrugë, ndërsa lëvizja nëpër urën kryesore të Ibrit është e pamundur, njëherë për shkak të barrikadave serbe, e pastaj edhe për shkak të punëve në rivitalizimin e urës.

Gazeta “Zëri”, ka mësuar se të premten është lëshuar një pjesë e urës për lëvizje të këmbësorëve, sepse deri me tani shqiptarët nuk kanë mundur të kalojnë nëpër urë, ngase janë penguar nga pjesëtarët e EULEX-it, të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, derisa punimet zhvilloheshin. Shqiptarët nuk janë të lirë as t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre në trojet e veta, të cilat janë djegur dhe janë shkatërruar, e që gjithashtu janë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT