Veseli: U tregua se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes rrjetit social facebook ka uruar qytetarët e Drenasit për një proces shembullor të zgjedhjeve në Drenas. Veseli ka shkruar se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Kadri Veselit

Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë. Urime.