Veseli sot në Mitrovicë, merr pjesë në shënimin e Ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot bëjnë hapjen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, me rastin e 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli do të mbajë një fjalë rasti.

Po ashtu, fjalë do të mbajnë edhe Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Blerta Deliu – Kodra, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT