Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se gjatë ndjekjes së punimeve të asamblesë parlamentare Evropiano-Amerikanolatine (EUROLAT) ka pasur mundësi që të bisedoj për Kosovën…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se gjatë ndjekjes së punimeve të asamblesë parlamentare Evropiano-Amerikanolatine (EUROLAT) ka pasur mundësi që të bisedoj për Kosovën me shumë deputetë të vendeve të ndryshme të Amerikës Latine që nuk e njohin vendin tonë.
Përveç iniciativës për të ndërtuar një grup parlamentar miqësor të deputetëve të vendeve të Amerikës Llatine dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, ai e ka cilësuar si arritjen më të madhe gjatë vizitës së tij, projektin e organizimit në Prishtinë të një takimi të rëndësishëm mes ministrave të jashtëm dhe kryeparlamentarëve të kësaj zone me homologët e tyre të Ballkanit./Gazeta Tribuna/
- Advertisement -