Veseli shkon me tren në Drenas, tregon se do të investohen 208 milionë euro në hekurudha

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, sot ka shkuar me tren në Drenas.

Gjatë këtij udhëtimi, Veseli ka bashkëbiseduar me udhëtarët e trenit për rëndësinë e transportit hekurudhor dhe për investimet që do të bëhen në tre vitet e ardhshme.

Pas rregullimit të infrastrukturës rrugore, Veseli ka thënë se e kanë radhën hekurudhat.

“Në tre vitet e ardhshme do të investohen rreth 208 milionë euro në sistemin hekurudhor”, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.

Rajoni i Drenasit dhe Drenicës do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga rehabilitimi gjeneral i hekurudhës Fushë Kosovë-Klinë-Pejë, ka thënë Veseli, si dhe nga modernizimi në drejtim të Prizrenit.

Gjithashtu, jetësimi i projektit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë që po ndodh në Maqedoni, sipas kryeparlamentari Veseli, do t’i lidh hekurudhat e Kosovës edhe me ato të Republikës së Shqipërisë dhe portet e Durrësit dhe Vlorës.

“Kjo do të thotë që Kosova do të bëhet një nyje e rëndësishme lidhëse e transportit për rajonin, duke shtuar kështu edhe potencialin për turizmin tranzit”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT