Veseli: Promovimi në Amerikën Latine, sfidë për Kosovën ?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë, një ndër sfidat kryesore në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, është promovimi i Kosovës në vendet e Amerikës Latine.
Kryetari i Kuvendit ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” ku shihet duke pritur fluturimin për në Panama.
Postimi i Veselit në Facebook:
”Në Lisbonë, në pritje të fluturimit për Panama, duke konsultuar materialet e përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme për vendet e Amerikës Latine.
Promovimi i Kosovës në këtë kontinent dhe konsolidimi i lidhjeve me vendet e këtij rajoni është një ndër sfidat kryesore tona në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare”
- Advertisement -

MË TË FUNDIT