Veseli përgëzon Kuvendin e madh turk dhe institucionet e tjera për kthimin e rendit dhe ligjit në Turqi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Ai ka përshëndetur qëndrimin unik të pozitës dhe opozitës në Ankara përkitazi me ngjarjet.

“Përgëzojmë Kuvendin e madh popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka thënë kryetari Veseli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT