Veseli nga Strasburgu: Procesi i liberalizmit të mbyllet brenda këtij viti (Video)

Në pasditen e sotme, në Strasburg u mbajt sesioni i parë i Takimit të shtatë interparlamentar, PE-Kosovë, të cilin e bashkë drejtuam me kryesuesin e Delegacionit të Parlamentit Evropian për BeH dhe Kosovën, Z. Tonino Picula.

Në takim morën pjesë deputetët e PE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, ministri për Integrimet evropiane i Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë pranë PE-së.

Në tri diskutimet e zhvilluara në këtë sesion, u fol për dy prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë etj.

Marrëveshja e Stabilizim-asociimit presim të nënshkruhet shpejtë, ndërsa sa i takon liberalizimit të vizave, Qeveria ka përshpejtuar zbatimin e kritereve të parapara në Udhërrëfyes. Deri në qershor të këtij viti ne do të zbatojmë të gjitha kriteret e kërkuara. Presim që ky proces të përfundojë brenda vitit 2015.

Edhe një herë i shpreha mirënjohje Parlamentit Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në këtë rrugëtim dhe për kuptimin e drejtë të realitetit të ri të krijuar në Ballkan.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT