Veseli nesër viziton Memorialin “Adem Jashari”, jo shtëpinë e Jasharajve

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën, më 28 nëntor 2016, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, Mitrovicë, mbahet manifestim për nder të Festës së 28 Nëntorit.

Në orën 10:00 pritet ardhja e të ftuarve, në orën 12:00, Veseli vendos lule në varrin e Isa Boletinit, më pas në orën 12:10, ai mban një fjalim kurse në orën 12:20, do të vizitojë kullën e Isa Boletinit.

Ndërkaq më vonë, në orën 14:00, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bën nderime dhe vendos lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Skenderaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT