Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dje mori pjesë si i ftuar i nderit në inaugurimin e sesionit të parlamentit Evropian-Amerikano-Latin (EUROLAT). Në këtë sesion të parlamentit ndërkontinental marrin pjesë 75 deputetë nga parlamentet e vendeve të Amerikës Latine, si dhe 75 deputetë të Parlamentit Evropian.
Kryetari Veseli e vlerëson këtë asamble ndër kontinentale si një shembull shumë të mirë të rolit që mund të luajë parlamentarizmi në forcimin e lidhjeve mes popujve të ndryshëm.
Një pjesë e mirë e deputetëve në këtë sesion të parlamentit EUROLAT vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe pjesëmarrja e t në këtë seancë plenare, si dhe takimet e zhvilluara veçmas me deputetë të ndryshëm u shfrytëzuan si një mundësi shumë e mirë për ta promovuar Republikën e Kosovës në këtë pjesë të botës.