Veseli nderon viktimat e terrorizmit në Paris (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në memorialin pranë Teatrit Bataclan, për t’i nderuar viktimat e sulmit terrorist të nëntorit të vitit 2015 që përgjakën Parisin dhe tronditën Botën.

Kryeparlamentari Veseli tha Kosova solidarizohet me Francën, ndërsa shprehu përkushtimin e plotë të shtetit të Kosovës për luftë kundër terrorizmit.

“Sot u përkulëm te vendi ku ranë viktimat e terrorit, vitin e kaluar, në Paris. Shprehim keqardhjen tonë dhe solidarizohemi me familjet e viktimave dhe popullin e Francës. Ne ndajmë vlerat e njëjta si Republikë e Kosovës dhe jemi aleatë në luftën kundër terrorizmit”, tha  Veseli.

Veseli, po ashtu, u shpreh se sulmi në Paris ka bërë që e gjithë bota demokratike të bashkohet dhe t’i intensifikojë përpjekjet në luftën kundër të së keqes./Telegrafi/

15387525_10212126153727038_978597804_o

15388603_10212126153767039_775165524_o

15388804_10212126153567034_30683295_o