Veseli: Nderim të përjetshëm komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në facebook ka kujtuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së ti dhe të gjithë të dëshmorët e kombit, që përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti ynë sovran – Republika e Kosovës.
 Ja postimi i plot i Kadri Veselit
Sot mora pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar për nder të epopesë së UÇK-së. 5 marsi është një ditë e shenjt në kalendarin e historisë sonë kombëtare. Lufta dhe rënia e Adem Jasharit, e familjarëve të tij dhe e mijëra bijve e bijave të Kosovës përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron liria jonë, pavarësia dhe shteti ynë sovran – Republika e Kosovës.
Nderim të përjetshëm komandantit legjendar Adem Jashari dhe veprës së tij historike!
- Advertisement -

MË TË FUNDIT