Veseli me shumë deputet vizitoj Skenderajn (Foto)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar edhe një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë qëndruar për një vizitë në bastionin kryesor të PDK-së, në Skenderaj.

Së bashku me Veselin në Skenderajn, kanë qenë edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, mandej Bekim Haxhiu, Enver Hoxhaj, Rafet Rama si dhe shumë personalitet të tjera të PDK-së.

Veseli në fjalimin e tij falënderoj ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, për kontributin e deritanishëm në parti dhe në pozitat më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa theksoj se ndjehet shumë mirë në qytetin e Skenderajt, kur dihet për kontributin e kësaj treve dhe banorëve të këtushëm  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndër të tjera Veseli theksoj se PDK do të bëhet parti e qendrës së djathtë, ku do të anëtarësohet në familjen e partive të qendrës së djathtë. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT