Thirrje për dialog mes pozitës dhe opozitës është bërë sot nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai i ka bërë ftesë opozitës që të kthehet në Kuvend për diskutimin e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe temave të tjera për të cilat po shprehin shqetësim.
Heqje dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale ishin kërkesat e Veselit drejt opozitës duke kërkuar të tregojnë maturi dhe pjekuri për tejkalim të kësaj situate politike, për t’i hapur rrugë dialogut.
“Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional , a është shtet ligjor i cili mund të ndërtoj institucionet e veta”, tha Veseli për Radio Televizionin Publik të Kosovës.