Veseli do të marrë pjesë në takimin e shtatë në ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të marrë pjesë në punimet e takimit të shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova, që do të mbahet më 29 dhe 30 prill.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim do të diskutojnë diskutojmë për progresin e Kosovës në Procesin e integrimeve evropiane, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Lexoni postimin e plotë:

Së bashku me delegacionin parlamentar të Kosovës, më 29 dhe 30 Prill, do të marrë pjesë në punimet e takimit të shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian – Kosova.
Në takime do të diskutojmë për progresin e Kosovës në Procesin e integrimeve evropiane, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Puna gjithëpërfshirëse institucionale në rrugën tonë euro-atlantike, të bashkuar në diversitet, vlerave të Bashkimit Evropian, është e pandalshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT