Veseli bëri nderime pranë shtatores së veprimtarit Fadil Vata

Sot, në 26-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vatës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe pranë shtatores së tij në qendër të qytetit të Suharekës.

Me këtë rast, në shenjë kujtimi dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij në shërbim të kombit, kryetari Veseli vendosi edhe një tufë lule.

Fadil Vata ishte një nga prijatarët e lëvizjes çlirimtare të Kosovës në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, i cili tërë qenien dhe potencialin e tij intelektual dhe fizik e vuri në shërbim të atdheut. Në pranverën e vitit 1990, Fadil Vata humbi betejën përballë pasojave fatale që i lanë trupit të tij trajtimet dhe kushtet çnjerëzore në burgjet jugosllave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT