Vërtetohet prania e ujit në planetin Mars

Anija “Curiosity” e NASA-s ka zbuluar se Marsi ka ujë të kripur nën sipërfaqen e tij.

Marsi konsiderohet një planet armiqësor për jetën.

Mirëpo, matjet e reja në kraterin e malit Gale japin të dhëna të ndryshme nga teoritë ekzistuese, sipas të cilave, planeti është tepër i ftohtë për praninë e ujit.

Anija “Curiosity”, e cila aktualisht ndodhet në malin Sharp, në qendër të kraterit Gale ka zbuluar se Marsi ka ujë nën sipërfaqe, raporton “The Guardian”.

Deri tani shkencëtarët kishin besuar se kushtet e planetit të kuq ishin tepër të ftohta për ekzistencën e ujit, edhe pse janë disa depozita akulli.

“Të dhënat tregojnë se uji mund të jetë në formën e permafrostit. Është hera e parë që zbulojmë ujë këtu”, tha profesor Andrew Coates nga “Mullard Space”.

Gjetja sugjeron se toka e këij planeti ka ujë të kripur, për shkak të pranisë së kripës, e cila e ulë në mënyrë domethënëse pikën e ngrirjes së ujit.

Kur përzihet me perklorat kalciumi, uji mund të ekzistojë në këtë formë edhe nën temperaturën -70 gradë dhe kripa i gëlltit avujt e ujit nga atmosfera.

Gjatë netëve dimërore, deri në pikun e diellit, nivelet e temperaturës dhe lagështisë janë të duhurat për formimin e ujit të kripur. (lajmi.net)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT