Komuna e Drenasit ka njoftuar me gjendjen e rëndë pas vërshimeve. Pos rrugës regjionale Drenas-Magure, përkatësisht tek Lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të rrugës për tek “Guri i Plakës”, që është e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, edhe shumë shtëpi janë bërë të pabanuara shkaku I dërprtimi të ujit brenda shtëpive.

Për të parë gjendjen nga afër ka dalë në teren edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të rënduar të fatkeqësisë natyrore, e cila nuk mbahet mend që ka ndodhur ndonjë here, njofton DrenicaPress

Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948. /Drenica Press/