Vërshime në Anamoravë

Vërshimet e fundit u kanë shkaktuar telashe banorëve të shumë zonave të vendit. Rajonet më të goditura janë komunat e Anamoravës.
Përveç dëmeve në shtëpi, banorëve të kësaj pjese u janë shkaktuar edhe dëme në bujqësi.
 RTK raporton se uji ka depërtuar edhe në oborret dhe bodrumet e shtëpive, ku banorëve u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Gjendje e njëjtë po mbretëron edhe në fshatrat e tjera te komunës së Vitisë. Atje banorët e kanë të pamundur t’i kalojnë rrugët këmbë, por vetëm me mjete të rënda.
I shqetësuar me këtë gjendje është edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Ai i ka vizituar të gjitha zonat e përfshira nga vërshimet e fundit në këtë rajon.
Kryetar i Vitisë, Sokol Haliti, thotë se komuna nuk ka shumë mjete financiare që t’u dalë në ndihmë të gjithë banorëve. Megjithatë, ai kërkon ndihmë nga Ministria e Ambientit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem.
Edhe Kllokoti ka të njëjtën gjendje, ku banorët po bartin anëtarët e familjes mbi supe për të kaluar në oborret e tyre.
Gjendje pothuajse e njëjtë po mbretëron edhe në komunat e tjera të Kosovës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve. /kp/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT