Vermalen rikthehet në prill!

 

U transferua në fillim të këtij sezoni në Barcelonë, por deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë takim me klubin e ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tomas Vermalen, të cilin Barca e bleu nga Arsenali për afro 15 funte.
Në kohën kur u transferua mbrojtësi belg ishte i lënduar, pasi u lëndua me Belgjiken në Kupën e Botës. Rikuperimi i tij ka pasur shumë probleme.
Sipas mediave spanjolle Vermalen do të rikuperohet plotësisht në muajin prill, dhe do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Luis Enrike në fazën e mbrojtjes.
Në anën tjetër edhe vetë Vermalen ka njoftuar nëpërmjet Facebukut se po e pret me padurim rikthimin e tij në fushën e blertë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT