Veprimet e opozitës, të neveritshme

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, nuk po pajtohet me veprimet e opozitës që ka ndërmarrë kohët e fundit.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Thaçi ka thënë se vendi nuk është në krizë politike pasi, sipas tij, qeveria gëzon besimin e më shumë se dy të tretave të Kuvendit të Kosovës.

“Kosova asnjëherë nuk ka pasur koalicion qeverisës më stabil sesa ky që ka tani”, është shprehur ai, është për keqardhje që opozita, në mungesë të argumenteve me të cilat do të ballafaqohej në Kuvend, po zgjedh mjete të tjera, jodemokratike, që e cenojnë funksionimin e institucioneve të rëndësishme për qytetarin e Kosovës.

Ai nuk mendon se Kuvendi është në bllokadë por, sipas tij, po ndodh vetëm pengim apo vështirësim i punës së deputetëve nga një pjesë e opozitës.

Thaçi i ka  bërë thirrje opozitës t’i kthehet debatit në Kuvend. “Opozita duhet të kërkojë argumente dhe t’u kthehet diskutimeve në Kuvend dhe të heqë dorë nga pengimi i deputetëve që ta kryejnë detyrën e tyre.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT