Venidimi i CAS-it, trajneri danez i habitur

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, që e ka quajtur të çuditshëm vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

“Unë nuk po kuptoj asgjë nga ky vendim. Jam i habitur. Po ndodh njësoj si në 2007-ën, kur humbëm ndeshjen me Suedinë. Mendoj se diçka është duke ndodhur kundër nesh gjithë kohën, dhe kjo po bëhet sepse këtu ka politikë dhe lobim. Vendimi është dashur të jepet para se ne të luanim me Serbinë por nuk ndodhi”, deklaroi Olsen.

Danimarka ka 10 pikë, po aq sa Shqipëria dhe aktualisht danezët e shohin veten poshtë Shqipërisë në klasifikim.

“Ne ende mund të vendosim për fatin tonë, por definitivisht gjërat na janë vështirësuar. Natyrisht, ne duhet ta mposhtim Shqipërinë dhe më pas duhet të fitojmë me Armeninsë dhe të marrim pikë ndaj Portugalisë”, theksoi Olsen.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT