Seanca e radhës e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë do të jetë më 18 nëntor.

Dhomat e Specializuara e kan vendosur në kalendarin e saj datën 18 nëntor si datë për konferencën për ecurinë e çështjes, ku do jenë Thaçi dhe prokurori.

Seanca sipas Dhomave të Specializuara do fillojë nga ora 11:00.

Thaçi ishte paraqitur të hënën për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa u deklarua i pafajshëm.