Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën e Nismas Socialdemokrate për certifikimin e kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta Express.

Sipas vendimit të Supremes, 12 kandidatë për deputetë nga kjo parti nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

” Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Ndërkaq Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje pa: Vesel Krasniqin, Filloreta Bytyçin, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Abdullahajn, Besnik Berishën, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Ardian Nokaj dhe Endrit Shalën.