Vendimi i ri i Qeverisë për masat anti-covid

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është e rëndë, raporton GazetaBlic.

Në një konferncë për medie, i pari i ekzekutivit ka thënë se masat e marra para dy jave do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Situata me COVID-19 është e rëndë, por është e menaxhueshme. Është rritur kapacitetet për testime. Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 145 mijë qytetarë. Masat e marra më parë do të vazhdojnë të jenë në fuqi”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti ka shtuar se masat e marra më parë, sipas tij, kanë dhënë efekt, për çka siç ka shtuar, është zvogëluar numri i rasteve të reja me virusin korona./GazetaBlic

- Advertisement -

MË TË FUNDIT