Vendi ku tatimet shtetërore nuk ekzistojnë (Foto)

Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë rreth 102.000 dollarë amerikan, dhe rreth 14 për qind e familjeve janë milionere.

Më pak se një shekull më parë, Katari jetonte në varfëri të skajshme, por tani ky vend është më i pasuri në botë.
Katari është vendi më i pasur në botë. Qeveria e këtij vendi bashkë me popullin mund të themi lirisht se kanë pasuri të pakufizuar, por kjo nuk u sjellë lumturi të plotë, pasi ky realitet u ka sjellë ndryshime sociale, që jo gjithmonë i bënë të kënaqur ata.

Pamja e kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Katarit ka ndryshuar shumë viteve të fundit, duke u mbushur me kulla prej çeliku e xhami dhe pyjeve që dikur ishin vetëm shkretëtirë.

Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë deri në 102.000 dollarë, ndjekur nga Lihtenshtajnit 89.000 dollarë, Bermuda 86.000 dollarë, Macau 82.000 dollarë dhe Luksemburgut 78.000 dollarë.

Me ardhjen në pushtet të Emirit të tetë të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, shumë ndryshime janë vendosur siç është edhe heqja e taksave shtetërore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT