Vëllai sulmon vëllanë në Malishevë

Gjatë ditës së djeshme në Malishevë vëllai ka sulmuar fizikisht të vëllanë, pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.