Vëllai i Ramiz Lladrovcit (Emriu) largohet nga PDK, reagon menjëherë Ramiz Lladrovci

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Emri Lladrovci ka njoftuar se është larguar nga PDK e poashtu nuk do të jetë më votues i PDK së. Në një njoftim të tij në facebook ka thënë se:Nga sot nuk do te jem pjese aktive e asnje subjekti politik. Ju njoftoj qe nuk do te jem anetar as votues i PDK-se. Kurdo qe do te vendosi te jem pjese aktive e ndonje partie te re politike do te ju njoftoj me kohe.Ju falenderoj te gjithve per besimin qe me keni dhene mua nder vite.”, shkruan Drenica Press.

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar vet Ramiz Lladrovci, duke thënë se vendimin e tij e respekton dhe është e drejtë e tij për qëndrime personale politike. Ramiz Lladrovci tha se: “Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks. Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarinë e tij kombëtare dhe politike./DRENICA PRESS/