Vëllai i Hashim Thaçit bëri vetaksident, theu këmbën dhe dorën

Dy net më parë, në natën mes së martën dhe mërkurës, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë aksident.

Periskopi mëson se ai është vetaksidentuar dhe edhe të enjten ka qenë në Klinikën Intensive, ngase kishte shumë lëndime madje edhe thyerje.

Policia të nesërmen e ka konfirmuar lajmin e aksidentit, duke thënë se në Llapnasellë, në orën 23:20, një një mashkull, shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, pëson aksident trafiku. Sipas policisë, i njëjti merr lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Ndërsa sipas burimeve të Periskopit, ai ka goditur rrethin e sapo ndërtuar në Llapnasellë, dhe në tentim për të shpëtuar, është përplasur në anësoret e djathta të asaj rruge.

Vetura ishte dëmtuar shumë, ndërsa Thaçi kishte marrë lëndime të rënda.

Ai edhe të enjten ka qëndruar në Klinikën Intensive në QKUK, ngase sipas burimeve brenda këtij institucioni, ai ka thyer këmbën e edhe njërën dorë, përveç lëndimeve të tjera./ Periskopi