Në hotelin e Velipojës ku mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një përplasje me armë zjarri, të vdekur kanë mbetur katër persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Pushuesit që kishin shkuar atje për pushime kanë nisur të largohen.

Njëri prej tyre për Klan News ka treguar atë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga nata e mbrëmshme. Ai thotë se ka pasur shumë të shtëna me armë dhe ndihet i frikësuar.

“Kishte krisma kallashi gjithë natën. Po largohem tani, nuk rrihet, ne kemi ardhur për qejf. Ka pasur krisma kallashi tërë natën, kam ardhur nga Kosova nga Podujeva”, ka thënë një pushues.

Ndërsa një pushues tjetër shprehet se nuk do të largohet nga Velipoja por do të shkojë në një hotel tjetër për të vijuar pushimet./tvklan.al/