Veliaj deklaratë bombë. Do kthej planin belg për qendrën e Tiranës

Erion Veliaj ka bërë një deklaratë bombë. Ai ka thënë se do ti kthejë qendrës së Tiranës planin belg të mbrojtur me forcë nga Edi Rama në mes të mandatit të tretë si kryebashkiak. Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai dha disa detaje se si do do realizohet kjo. “Sapo të marr detyrën e kryetarit të bashkisë, do shpall konkurs për qendrën e re të Tiranës, që do mbështetet tek projekti në kohën kur ishte Edi Rama kryetar me ndryshme, në ato vende të cilat janë dëmtuar. Veliaj e cilësoi këtë si një nga projektet më interesante dhe larg asaj që është aktualisht sheshi “Skënderbej”, që sipas tij ngjan si një letër higjenike.

Por deklarata e Veliajt për tu kthyer tek plani i mentorit të tij ka disa paradokse. E para është ajo e një konkursi ndërkombëtar që Veliaj thotë se do të shpallë. Sepse për Tiranën janë bërë disa konkurse ndërkombëtare dhe plane se si do të rregullohet qendra. I pari është ia i “Architecture studio” i cili parashikonte 10 gradaciela të mëdha mbi 85 metra në qendër të kryeqytetit madje një edhe në oborrin e muzeut kombëtar. Por në vitin 2008, prap me anë të një konkursi ndërkombëtar, Rama aprovoi një tjetër plan për qendrën e Tiranës. Kthimin e saj në pedonale. Konceptimin e saj në formë piramidale kulmi i së cilës ishte në mes të sheshit Skënderbej (foto e madhe lart) dhe një kullë gjigante publike mes 15 katshit dhe muzeut historik. Ja c’thoshte për këtë plan në momentin e miratimit urbanisti Enver Faja: “Sheshi “Skënderbej” me formë piramide, veshur me pllaka guri, e kthen sheshin në një Saharë betoni. Literatura shkencore rekomandon që sipërfaqja e çdo lloj sheshi qoftë, duhet të jetë e rrafshët ose në të kundërt konkave dhe jo kunvekse, sepse pritet në disa pika shikimi i plotë i kateve përdhe të ndërtesave dhe ansambleve që rrethojnë sheshin. Shpjegimi apo interpretimi që i bëhet kësaj forme piramidale në majë të së cilës do të qëndrojë tashmë qytetari i lirë, është një demagogji shterpë dhe ironike që ngjason me dogmat e komunizmit në art dhe arkitekturë: “socialiste nga përmbajtja dhe kombëtare nga forma”. Po Faja këmbëngulte se duke ngritur një kullë të madhe në mes të bulevardit ndërpritet fushëpamja karakteristike të tij dhe qyteti i largohet parimit themelor mbi të cilin atë e konceptoi arkitekti i madh italian Brazini. “Ndërtimi i një kulle qytetare që nënkupton Bashkinë e qytetit, mbyll hapësirën e bulevardit “Zogu i Parë” që është hap fatal i këtij projekti. Mbylljen e hapësirës së bulevardit të madh e konsideroj një ATENTAT KUNDER QYTETIT” vinte alarmin ai.

Po pikërisht konceptin e këtij plani belg ka premtuar të rikthejë Veliaj. Pra atë projekt me një kullë të madhe në mes të bulevardit, me një qendër që vjen në formë konike dhe me një ndërtesë tjetër aty ku dikur gjendej shtatorja e Enver Hoxhës.

Por problemi nuk është këtu. Nuk është vetëm tek kritikat që ky plan ka marrë nga specialistët si një projekt pjesor i cili binte ndesh me vetë planin e madh francez të miratuar nga Rama. Problemi është edhe më i madh. Studjoja 51N4E e cila fitoi këtë plan është lakuar nga shtypi si një ndërmarje belge që mban lidhje okulte me kryeministrin Rama (lexo dy shkrimet me poshte). Gazetat belge shkruan në fillim të prillit se Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E po hetohet për shkak se një tender, sipas nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar.  Po kjo studio belge planin e së cilës Veliaj thotë se do të kthejë për qendrën e Tiranës është edhe ndërtuesja dhe projektuesja e vilës personale të kryeministrit në Surrel.

Pikërisht këto dyshime dhe lidhje okulte e bëjnë më të rëndësishme deklaratat që Veliaj dha për një televizion periferik. C kishte ndërmend ai? Thjeshtë një plan për rregullimin e qendrës, apo një plan edhe me të madh, për rikthimin e klientëve të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës?

Veliaj duhet ti sqarojë sa më parë deklaratat e tij. (lapsi.al)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT